TRONDITESE/ Gjendet i groposur një trup i pajetë – dyshohet për vrasje! Detajet nga ngjarja në Kosovë

Një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit në Kosovë. Policia ka njoftuar se trupi është ende i paidentifikuar.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja Flora Ahmeti.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.