SHPERBLIMI/ Tesla nuk dëshiron t’i largohet Elon Musk – i jep 29 miliardë dollarë aksione

Tesla i ka dhënë drejtorit ekzekutiv Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë, në një përpjekje për ta mbajtur miliarderin në kompani.

Ky veprim vjen pasi një gjykatë amerikane rrëzoi paketën e tij të pagave për vitin 2018, me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë, duke vendosur se ishte “e padrejtë ndaj aksionarëve”.

Musk ka apeluar kundër vendimit të marrë nga gjykata e Delaware në vitin 2024 dhe të hënën Tesla u tha aksionarëve se ishte “e bindur” se 29 miliardë dollarët e aksioneve “do ta nxisin Elonin të qëndrojë në Tesla”, veçanërisht pasi “lufta për talentet e inteligjencës artificiale po intensifikohet”.

Çmimi duhet të rrisë fuqinë votuese të Musk në bordin e kompanisë së makinave elektrike.