MESAZHI/ Ambasada Amerikane apel qytetarëve shqiptarë: Mos shkelni kushtet e vizës – ja me çfarë do të përballeni nëse nuk largoheni nga SHBA në kohën e duhur

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të përdorin vizën amerikane në mënyrë korrekte.

Selia diplomatike amerikane ka deklaruar se ata duhet të largohen nga SHBA në kohën e duhur.

Në të kundërt, paralajmëroi Ambasada e SHBA, do të përballen me heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen.

“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte.

Nëse nuk largohesh nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur ose shkel kushtet e vizës, mund të çojë në heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen”, shkruan ambasada amerikane në një postim në X.

GxVbo4SW8AAFiIc