Donald Trump ka postuar në Truth Social se po urdhëron ekipin e tij të shkarkojë “menjëherë” Komisioneren e Statistikave të Punës, Erika McEntarfer.
Ky vendim vjen pas raportit të sotëm të punësimit, me të dhëna të reja që tregojnë se rritja e vendeve të punës në SHBA në maj, qershor dhe korrik u ngadalësua më shumë sesa mendohej më parë – një shenjë shqetësuese për ekonominë.
“I kam udhëzuar ekipin tim që ta shkarkojë këtë të emëruar politike të Bidenit, MENJËHERË. Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetente dhe të kualifikuar”, shkruan ai.
Trump akuzon McEntarferin për falsifikim të “Shifrave të Punësimit para Zgjedhjeve për të rritur shanset e Harris për fitore”.
“Numra të rëndësishëm si ky duhet të jenë të drejtë dhe të saktë, ato nuk mund të manipulohen për qëllime politike”, thotë Trump.









