SHPALLJA NON GRATA/ SHBA sanksionon gjykatësin brazilian Alexandre de Moraes për shkelje të të drejtave të njeriut 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi në rrjetin social X se Shtetet e Bashkuara, përmes Presidentit dhe Thesarit Amerikan, kanë vendosur sanksione ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes. Këto sanksione janë vendosur në kuadër të programit global Magnitsky, i cili synon të ndëshkojë shkeljet serioze të të drejtave të njeriut.

Rubio paralajmëroi se kjo masë duhet të shërbejë si një mesazh i qartë për të gjithë ata që cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve të tyre, duke theksuar se asnjë pozicion gjyqësor nuk mund t’i mbrojë ata nga përgjegjësia.

Ndryshe nga përpiqet të propagandohet rëndom nga politika shqiptare dhe analistët pranë tyre, se nuk ka më masa non grata dhe se sanksionet ndaj Berishës do të hiqen, po rezulton se masa të reja sanksionuese po aplikohen edhe nga administrata Trump.