AKSIDENT TRAGJIK/ Furgoni përplaset me kamionin në Slloveni – të paktën 5 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në Slloveni. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjera janë plagosur.

Një fugon është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe radhë e gjatë trafiku.

Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit tragjik.