VENDIMI/ Shkeli barazinë në tendera – Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e KPP; do vijojë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për paraqitje” për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP.

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri mbërriti paraditen e së hënës në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton masën e “pezullimit nga detyra” dhe atë të “detyrimit për paraqitje”, shkruan A2.

Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.