Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë paralajmërojnë meteorologët.
Sipas tyre rënia e temperaturave do të vijojë gjatë gjithë javës.
“Do të kemi minimum prej 10 gradësh dhe maksimumi jo më shumë se 34 gradë”.
Gjithashtu paralajmërohet se vonë në mbrëmje dhe ditën e nesërme do të ketë reshje dhe pjesërisht rrebeshe afatshkurtra.
“Vonë në mbrëmje presim reshjet e para dhe gjatë natës rrebeshe afatshkurta dhe nesër në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet fillimisht do të jenë në veriperëndim dhe në gjithë shtrirje perëndimore deri në Fier e Vlorë, veriperëndimi dhe perëndimi dhe pjesërisht qarku i Tiranës. Juglindja deri në mesnatë do të mbetet pa shi”, tha ajo për A2 CNN.
Termometri do të vijojë gjatë gjithë javës të shënojë rënie.
Po kështu edhe rajoni i Ballkanit do të jetë i freskët dhe me rrebeshe, kryesisht në brigjet perëndimore.









