KRIZA HUMANITARE/ Izraeli do të fillojë një pauzë të re ushtarake 10 orëshe në disa pjesë të Gazës për të lejuar shpërndarjen e ndihmave

Izraeli do të fillojë një tjetër pauzë 10 orëshe në aktivitetin ushtarak në disa pjesë të Gazës për të lejuar shpërndarjen e ndihmave.

Aktiviteti ushtarak do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 20:00 në tre zona të populluara të Gazës, zona El-Mawasi, Deir al-Balah qendror dhe qyteti verior i Gazës, për t’i lejuar OKB-së dhe organizatave të tjera të shpërndajnë ushqim dhe ilaçe njerëzve “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Pauza vjen pasi agjencitë e ndihmës paralajmëruan për uri masive në të gjithë Gazën.

Të dielën, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kequshqyerja kishte arritur “nivele alarmante”.

OKB-ja e mirëpriti pauzën, e cila tha se përfshinte “heqjen e barrierave doganore” për ndihmën nga Egjipti.