DEKLARATA/ Bënë pagesa të paligjshme në mbështetje të kandidaturës presidenciale të Harris – Trump për Kamalën, Beyoncen dhe Oprah Winfreyn: Të gjithë duhet të ndiqen penalisht!

Presidenti Trump kërkoi që ish-nënpresidentja Kamala Harris të ndiqet penalisht së bashku me këngëtaren Beyoncé, moderatoren Oprah Winfrey dhe aktivisti Al Sharpton, për honoraret që u janë paguar yjeve gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2024.

Trump tha se yjet u paguan miliona dollarë nga fushata e Harris për paraqitjet e tyre dhe se paratë përbënin pagesa të paligjshme për të mbështetur kandidaturën e dështuar presidenciale të Harris.

Presidenti amerikan tha se të gjithë këta emra që morën para gjatë fushatës nuk kanë bërë asgjë. Ndërsa vijoi më tej se është e paligjshme të paguhen para për të marrë mbështetje.

“Po shoh shumën e madhe të parave që demokratët i detyrohen, pas zgjedhjeve presidenciale, dhe faktin që ata pranojnë se i kanë paguar, ndoshta në mënyrë të paligjshme, njëmbëdhjetë milionë dollarë këngëtares Beyoncé për një mbështetje (ajo nuk këndoi kurrë, asnjë notë, dhe e la skenën para një publiku të zemëruar dhe fishkëllyes!), tre milionë dollarë për “shpenzime”, Oprah-s, gjashtëqind mijë dollarë “prezantuesit” televiziv me vlerësim shumë të ulët, Al Sharpton (një figurë krejtësisht e dobët!), dhe të tjerëve që duhen përmendur emrat e tyre, nuk kanë bërë absolutisht asgjë! Këto tarifa qesharake u deklaruan gabimisht në libra dhe regjistra. Nuk lejohet të paguani për një mbështetje. Është plotësisht e paligjshme ta bëni këtë. A mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse politikanët do të fillonin të paguanin që njerëzit t’i mbështesnin? Do të shpërthente ferri! Kamala dhe të gjithë ata që morën para për Mbështetje, e shkelën ligjin. Të gjithë duhet të ndiqen penalisht! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump në Truth Social.

Gjatë ciklit të vitit 2024, fushata e Harris u kritikua për pagesat prej 165,000 dollarësh  nga kompania e prodhimit të Beyonce-s, Parkëood Entertainment, për një tubim në Hjuston më 26 tetor.

Kompania e prodhimit të Winfrey, Harpo Productions,  u pagua 1 milion dollarë  për një aktivitet të transmetimit të drejtpërdrejtë që ajo ndihmoi në organizimin e tij në Michigan.

Ekipi i Harris gjithashtu dërgoi  500,000 dollarë  për Rrjetin Kombëtar të Veprimit të Sharpton.