PERPARIM FLAKESH/ Situatë e rrezikshme në Kalasë të Delvinës – zjarret rrezikojnë banesat; nis evakuimi

Në Kalasë, një fshat në njësinë administrative të Delvinës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të përhapjes së flakëve, të ndihmuara nga era e fuqishme.

Zjarri është afruar rrezikshëm pranë zonës së banuar, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve për të garantuar sigurinë e jetës së tyre.

Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, forca nga Ushtria Shqiptare, zjarrfikës të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter Black Hawk që po përdoret për ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në terren së bashku me Kryetarin e Bashkisë Delvinë, zBesmir Veli.

Në Kalasë, një fshat në njësinë administrative të Delvinës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të përhapjes së flakëve, të ndihmuara nga era e fuqishme.

Zjarri është afruar rrezikshëm pranë zonës së banuar, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve për të garantuar sigurinë e jetës së tyre.

Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, forca nga Ushtria Shqiptare, zjarrfikës të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter Black Hawk që po përdoret për ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në terren së bashku me Kryetarin e Bashkisë Delvinë, z. Besmir Veli.