Vijojnë problemet nga zjarret në disa zona të vendit teksa raportohet se dy vatra aktive janë edhe pranë fshatit Markat, bashkia Konispol. Sipas informacioneve, vatrat ndodhen konkretisht në vendet e quajtura Pllakoti dhe Kokotraf.
Momentalisht mësohet se zjarri po djeg sipërfaqe me pemë frutore dhe ullinj, ndërsa forcat zjarrfikëse të Konispolit dhe banorët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit për mjete të rënda, shuarja po kryhet me mjete manuale.









