E RENDE/ U fut për t’u larë në det – Mbytet në Qerret një 42-vjeçare çeke

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur shtetasja K. K., 42 vjeçe, me shtetësi çeke, dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes