VETE GJYQESIA/ Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital – iu “kundërpërgjigjën” pronarët e hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës nga një oficer policie

Pasi dhunoi kamarierin, polici u konfliktua dhe me pronarët e hotelit, të cilët iu “kundërpërgjigjën” me të njëjtën monedhë aktit të tij të dhunshëm.

Sipas burimeve, polici ka përfunduar në reanimacion pasi mori goditje në kokë, fytyrë dhe shpatull, por është jashtë rrezikut për jetën.