Borshi ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikohen disa banesa ndërsa ndërhyrja për të shuar flakët për momentin është e vështirë.
Flakët janë përhapur në kodrat me bimësi të dendur ndërsa banorët e zonës janë në panik për shtëpitë e tyre.
Gjatë natës ndërhyrja sa vjen dhe vështirësohet ndërsa zjarri tashmë favorizohet nga era e fortë. Megjithatë forcat e zjarrfikëses ndodhen në terren.










