AVARI NE RRJET/ Lungomare dhe disa zona të Vlorës pa energji elektrike prej disa orësh, situata shkakton shqetësim te bizneset turistike

Energjia elektrike mungon prej disa orësh në disa zona të Vlorës. Edhe Lungomare, një nga zonat më turistike të Vlorës është përballur me ndërprerjen e energjisë elektrike. 

Sipas raportimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk dihet koha e saktë se kur do të rikthehet përsëri.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit.