Dita e sotme do të shënojë vlera të larta të temperaturave, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë . Sipas shërbimit metereologjik vapa e ditës së sotme, e fundit për këtë vit. Gushti nuk do të jetë i nxehtë sa korriku.
Java e ardhshme parashihet me temperatura maksimale deri 30-35 gradë Celsius. Kjo vapë e ditës së sotme do te jetë vapa e fundit e këtij viti, për shkak se muaji gusht nuk do te këtë temperatura të larta siç pati muaji korrik.
Ndryshe, sot shënon e shtuna më e nxehtë e vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.
MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat më të larta do të ‘prekin’ qarqet si Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa shifra deri në 41 gradë pritet që të shkojnë edhe në qarkun e Kukësit.









