KRIZA NE GAZA/ Britania i del krah të Francës – Starmer njëzëri me Macronin: Palestina duhet të njihet si shtet!  

Kryeministri britanik Keir Starmer, tha se njohja e shtetësisë palestineze duhet të jetë pjesë e një “rruge” drejt paqes, duke iu bashkuar kështu shembullit të Francës.  

Në një deklaratë të lëshuar pasi ai dhe udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë ripërsëritën thirrjet e tyre për armëpushim, Starmer tha robëria e vazhdueshme e pengjeve, uria dhe mohimi i ndihmës humanitare për popullin palestinez, dhuna në rritje nga grupet ekstremiste të kolonëve dhe përshkallëzimi joproporcional ushtarak i Izraelit në Gaza është i pajustifikueshëm.  

Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar tha se do të përqendrohej në “zgjidhje praktike” që do të ndihmonin ata që vuajnë në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza dhe se njohja e një shteti palestinez duhet të jetë pjesë e një “plani më të gjerë” që rezulton në një zgjidhje me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët. 

Në një deklaratë nga zyra e tij sot, Starmer tha se po punon për një rrugë drejt paqes në rajon së bashku me aleatët e ngushtë. 

“Skenat e tmerrshme në Gaza janë të pamëshirshme. Robëria e vazhdueshme e pengjeve, uria dhe mohimi i ndihmës humanitare për popullin palestinez, dhuna në rritje nga grupet ekstremiste të kolonëve dhe përshkallëzimi joproporcional ushtarak i Izraelit në Gaza janë të gjitha të pambrojtshme. 

Krahas aleatëve tanë më të ngushtë, po punoj në një rrugë drejt paqes në rajon, i përqendruar në zgjidhjet praktike që do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që po vuajnë në këtë luftë. Kjo rrugë do të përcaktojë hapat konkretë të nevojshëm për ta shndërruar armëpushimin kaq të nevojshëm, në një paqe të qëndrueshme. 

Njohja e një shteti palestinez duhet të jetë një nga këto hapa. Unë jam i prerë për këtë. Por duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë që në fund të fundit rezulton në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët. 
Kjo është mënyra për të siguruar që është një mjet me dobi maksimale për të përmirësuar jetën e atyre që vuajnë – i cili sigurisht, do të jetë gjithmonë qëllimi ynë përfundimtar”, tha ai.