DOSJA VELIAJ/ SPAK merr të pandehur edhe deputetjen e PS, Klotilda Bushka

Deputetja e Partisë Socialiste është marrë sot si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Mësohet se Bushkës i ka përfunduar sot edhe afati 6-mujor i hetimeve ndaj saj.

Në fakt, hetimet për të kanë pasur si afat fillestar një periudhë 3-mujore. Më pas SPAK e ka shtyrë këtë përiudhë edhe me 3 muaj të tjerë.

Sot ka përfunduar edhe ky afat shtesë dhe pas kësaj, Bushka është marrë si e pandehur.