Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar në Shqipëri, duke çuar për gjykim 16 persona fizikë dhe 4 persona juridikë.
– Advertisement –
Të akuzuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili për më shumë se nëntë vite akuzohet se ka mashtruar mijëra qytetarë në nevojë ekonomike, përmes një sistemi agresiv dhe të paligjshëm të mikrokredisë dhe përmbarimit.
Në qendër të skemës qëndronte Arben Meskuti, i cilësuar si organizator dhe drejtues i grupit kriminal, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, përfshirë ish-drejtues dhe punonjës të kompanive Micro Credit Albania, Final, ADCA dhe zyrës së përmbarimit TDR Group.
Ata akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe vepra të tjera të ngjashme penale.
Sipas SPAK, grupi kriminal kishte ngritur një rrjet kompleks veprimi:
- Përdorim i të njëjtit sistem kompjuterik për manipulimin e të dhënave financiare;
- Kalim të detyrimeve nga një familjar tek tjetri në mënyrë të paligjshme;
- Zgjerim i detyrimeve përmes interesave përditore deri në 2%;
- Sekuestrim i padrejtë i pasurive për shuma minimale;
- Mbajtje peng e mijëra llogarive bankare të qytetarëve për vite me radhë;
- Ankande fiktive për kalimin e pasurive në pronësi të kompanive.
Hetimet zbuluan se përmes presioneve, njoftimeve të paligjshme dhe telefonatave kërcënuese ndaj debitorëve dhe familjarëve të tyre, ky grup ka shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike dhe sociale. Një numër i madh qytetarësh humbën pasuritë dhe u zhytën në borxhe që tejkalonin vlerën fillestare të kredive të marra.
Në kuadër të masave të sigurimit pasuror, SPAK ka sekuestruar:
- Të gjitha pasuritë e kompanive Micro Credit Albania dhe Final sh.p.k., përfshirë pasuri të paluajtshme e të luajtshme;
- Rreth 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro në llogari bankare, depozita dhe bono thesari të të pandehurve.
Çështja do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK thekson se kjo është një nga dosjet më të rëndësishme që synon të çmontojë një sistem kriminal të ndërlidhur me sektorin financiar jo-bankë në Shqipëri.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare:
Të pandehurit dhe akuzat:
Arben Meskuti, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/1 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
Elda Ibro, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Alban Kote, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” -parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Aldo Daka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Albert Gega, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Andis Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Vasil Bakallbashi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Yliana Sejfo, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Indrit Çuberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Rigels Bejko, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”- parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Helidon Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Fatos Alimadhi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Lefter Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Roland Deda i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Endri Myftari, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” – parashikuar nga nenet 143/3; 186/3; 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal.
Këto shoqëri:
Ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend
Përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale
Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin,
Punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momenteti të krijimit të këtij aktivitetit, i cili ka zgjatur më shumë se 9 vite.
Si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:
Shtrëngimit,
Përdorimit në kundërshtim me ligjin të të dhënave personale të familjarëve të debitorëve
Keqbesimit dhe fakteve të pavërteta.
Qëllimi i skemës:
Të shumëfishojë në mënyrë të paligjshme detyrimet e qytetarëve përtej detyrimit të përcaktuar në urdhrat e ekzekutimit. Detyrimi shumëfishohej për shkak të aplikimit të interesave dhe kamatave ligjore të larta, deri 2% në ditë.
Të mblidhte detyrimin e detyrimit duke e kaluar këtë detyrim me metoda të paligjshme edhe tek familjarë apo të afërm të debitorëve që nuk kishin asnjë lidhje me kredinë fillestare. Përmes ristrukturimit të kredisë detyrimi kalonte tek familjarë që kishin mundësi pagese.
Të kalonin pasuri/prona të paluajtshme në ankande fiktive, në pronësi të institucioneve financiare jo banka: Micro Credit Albania sh.a/sh.p.k (MCA) dhe Final sh.p.k.
Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.
Sekuestrimet:
Në zbatim të vendimit të Gjykatës nr: 4488 datë 18.07.2024 për caktimin e masës së sigurimit pasuror është vendosur sekuestrimi për subjektet financiare MCA dhe Final mbi të gjitha asetet si pasuri të luajtshme dhe te paluajtshme të këtyre shoqërive.
Në zbatim të vendimit të datës 29.05.2024 për sekuestrimin e llogarive bankare janë sekuestruar mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.









