GJKKO ka vendosur sot lënien në fuqi të masës së sigurisë së arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Këta shtetas u arrestuan pasi futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”.
Këta shtetas u arrestuan dje me udhër të SPAK.
Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge.
Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim









