E RENDE/ Mbytet aksidentalisht në kanalin vaditës në Cërrik – humb jetën 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Shtërmen të Cërrikut.

Dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç.

Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.