THIRRJA/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike – Rama s’u ndahet bizneseve: Të pabindurit do përballen me gjoba!  

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike dhe ende s’i kanë liruar ta bëjnë menjëherë pasi ky aksion nuk do të ndalet.  

Në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama shprehet se të gjithë ato biznese që kanë refuzuar urdhrin, do të përballen dhe me një gjobë të majme.

Ja linku:👉 https://www.facebook.com/watch/?v=731831279577823

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit  
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.