POSTIMI/ Garda Kombëtare e New Jersey-t, stërvitje me FA shqiptare – ambasada e SHBA: Përballimi i katastrofave natyrore, pararojë e mbrojtjes së NATO-s

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shpërndarë disa imazhe dhe duke shkruar se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin në Shqipëri këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi.

Në postimin e ambasadës thuhet se ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje. Sipas ambasadës së SHBA-ve, aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve, pararojë e mbrojtjes së NATO-s.

POSTIMI:

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin këtu këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore Shqiptare për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s.

Ja postimi:👉 https://www.facebook.com/usembassytirana?ref=embed_post