Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës dhe në qarkun e Durrësit.
Përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri paraqiti disa argumente teksa tha se nuk arritën të bindnin trupën gjyqësore për te shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.
Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
Ndërkohë, në Durrës PS mori 8 mandate dhe 6 mandate shkuan për PD.









