AKSIONI TATIMOR/ Drejtoria e tatimeve publikon bilancin: Sekustrohen 20 ton mallra pa faturë

Administrata Tatimore dhe Ministria e Bujqësisë po vijojnë aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Vetëm gjatë tre ditëve të para të kontrolleve, janë bllokuar 87 subjekte të cilat operonin në shkelje të ligjit, ndërsa janë sekuestruar rreth 20 ton mallra pa faturë, që qarkullonin në treg në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet apelojnë për zbatimin e ligjit nga të gjithë aktorët e përfshirë në zinxhirin ushqimor nga prodhuesit, te përpunuesit dhe tregtarët duke theksuar rëndësinë e lëshimit të faturës tatimore në çdo hallkë të tij. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë në treg.

Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që strukturat inspektuese paralajmërojnë masa ndaj çdo subjekti që operon në informalitet.