NGJARJE E RENDE/ Po punonte me sondë për të hapur pus uji – humb jetën 55 vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” në Koplik. Mësohet se një 55-vjeçar duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.