IKMT edhe këtë të shtunë ka vijuar me prishjet e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit. Ndikuar nga incidenti i një dite më parë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.Në përgjigje të situatës së tensionuar, forcat speciale FNSH janë nisur nga Tirana për të mbështetur autoritetet lokale dhe për të garantuar sigurinë publike.
Puna ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka rinisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Të gjitha strukturat prej betoni do të rrafshohen.Autoritetet paralajmërojnë se operacioni do të vijojë pavarësisht rezistencës dhe tensioneve në terren. Ndërkohë që aksioni është në ditën e 6 të tij. Në total janë edhe 40 ndërtime pa leje që do të shemben.
Aksioni në mes të sezonit turistik ka sjellë përplasjen e banorëve me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT-së. Po ashtu ndikim ka patur edhe në turizëm atje ku pjesa më e madhe e turistëve janë larguar ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë anulluar prenotimet.









