MERKATO/ Largohet nga Partizani dhe transferohet në Spanjë, sulmuesi prezantohet me flamur dhe shqiponjë (VIDEO)

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Mursias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare, por pa pasur mundësi të aktivizohet.

Real Mursia militon në ligën e tretë spanjolle për nga rëndësia. 26-vjeçari e ka për herë të parë eksperiencën në Spanjë.

Nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin e dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj.