TRENDI I VALUTES/ Euro humb vlerë përballë lekut – ndikon fluksi turistik në sezonin veror

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.  Sipas ecurisë së kursit në kursin e këmbimit, në sezonin veror ajo ka humbur vlerë përballë lekut.  Në grafikun që ilustron Banka së Shqipërisë prej datës 1 korrik, një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal. 

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë. 

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi