ZJARR NE POGRADEC/ Flakët përfshijnë shkurret në fshatin Hudënisht – terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.

Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.