TRAGJIKE/ U nxorën nga deti në Vlorë në gjendje të rëndë – ndërron jetë gruaja ukrainase; vajza në intubim

Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës shtetasja ukrainase, e cila u nxor nga deti në gjendje të rënduar, bashkë me të bijën. 

Bëhet e ditur  se trupi i saj do të dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj.

Ndërkaq, vajza ndodhet ende ne intubim. Dy turistet ukrainase rrezikuar mbytjen mesditën e sotme në bregdetin e Vlorës, në afërsi të zonës së “Ujit të Ftohtë”.

Ato u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pak minuta më vonë fatkeqësisht nëna ndërroi jetë.