SHPOTITJA E KRYEMINISTRIT/ Demokrati u emërua drejtor i Kadastrës së Vlorës – ironizon Rama me rastin “Deromema”: PS s’kishte më burime, kaluam nga krahu tjetër

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Kadastrën e Vlorës një nga simbolet më kuptimplote të korrupsionit në histori, ndërsa shtoi se i duhet dhënë fund punësimit të personave jashtë fushës së tyre të ekspertizës.

Rama u ndal edhe tek emërimet nga krahu tjetër politik, duke pasur parasysh emërimin e Genc Deromemajt së PD, si drejtor Kadastre i Vlorës.

“Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori. Në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut, kaluam në krahun tjetër. Të vihen njerëz jashtë fushës, e papranueshme. Në vend të financosh një televizion në Vlorë, merr e paguaj një topograf, sille nga Tirana me ato lekë”, tha Rama.