Pas ultimatumit të Edi Ramës, drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dhënë dor֝heqjen në bllok.
Mes emrave bie në sy ai i Valbona Qirjakos, e cila është motra e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Kjo e fundit është bërë e njohur që në kohën kur në krye të bashkisë ishte Valbona Sako. Kjo e fundit e largoi nga detyra sapo mori drejtimin e bashkisë.
Por Sako u dorëhoq dhe më pas u emrua Emirjana, kryebashkiakja aktuale. Si duket kjo e fundit e ka rikthyer dhe në krye të Drejtorisë së Buxhetit.
Një emër tjetër që bie në sy që është larguar është Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve. Ai ka qenë më parë drejtor i Kadastrës në Durrës dhe vetë Rama e ka sulmuar duke e cilësuar “halabak”.
Lista e plotë e drejtorëve të larguar
-Roni Shqopa, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
-Meme Xhaferaj, Drejtoria e Shërbimit Social
-Ardian Gurra, Drejtoria e Arsim -Kulturë- Sport-Komunitete Fetare
-Oneda Deliallisi, Drejtoria e Auditit të Brendëshëm
-Ermal Lufo, Drejtoria Ekonomike
-Ardian Iljazaj, Drejtoria e Shërbimeve
-Valbona Qiriako, Drejtoria e Buxhetit
-Lorenc Facja, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
-Lorenc Smajli, Drejtoria e Turizmit
-Dhurata Gjoka, Drejtoria e Burimeve Njerëzore
-Robert Dervishi, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
-Alneida Rroshi, Drejtoria Ligjore
-Leonard Haka, Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit
-Aljon Hysko, Drejtoria e Rrugëve
-Roland Çobani, Administrator i Rajonit nr1
-Ilir Ngresi, Administrstor i Rajonit nr2
-Myslym Hasanaj, Administrator i Rajonit nr3
-Davide Ndoi, Administratore e Rajonit nr 4
-Jurgen Tabaku, Administratir i Rajonit nr5
-Jetmir Pupla, Administrator i Rajonit nr6
-Kadri Gjyli ,Administrator i Rajonit Ishëm
-Edlir Cërri, Administratir i Rajonit Sukth
-Muharrem Sula, Administrator i Rajonit Manëz
-Eltion Preni, Administrator i Rajonit Katund i Ri
-Albert Bukaçi, Administrator i Rajonit Rrashbull









