ZJARR NE LUSHNJE/ Digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj, flakët favorizohen nga era e fortë (FOTO)

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të madhe me toka djerrë dhe shkurre në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje. Si pasojë e erës së fortë vatra e zjarrit është përhapur duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe. 

Gjithashtu bëhet me dije se flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët.

Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.