PRANGOSJA/ Punëtori 38-vjeçar u aksidentua për vdekje, në pranga administratori i gurores në Mamurras

 Policia e Kurbinit ka vënë në pranga administratorin e gurores ku u aksidentua për vdekje punëtori i firmës Petrit Prenga, 38 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit njoftuan se në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur dje, në një gurore në Mamurras, arrestuan në flagrancë Sefulla Halilin, 60 vjeç, banues në Fushë-Kuqe.

Nga hetimet dyshohet se P. P., 38 vjeç, gjatë punës te mulliri i bluarjes së frontojës, është goditur aksidentalisht nga pjesa e lëvizshme e makinerisë dhe për shkak të dëmtimeve të rënda, ka humbur jetën. Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme proceduriale.