Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka theksuar fjalën e Rubio-s lidhur me NATO-n.
Në mesazh vihet theksi te përgatitja e Aleancës për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, që i bën ballë sfidave të ardhshme.
“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.










