DOREHEQJA/ Dorëzon detyrën kreu i AMP-së, Florian Sulejmani – ka qënë nën hetim

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.