Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se për shkak të mungesës së korumit, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.
Kuvendi vazhdon të mbetet pa u konstituar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seancat po mbahen çdo 48 orë, por deri më tani pa sukses.









