AKSIDENT/ Mjeti në qytetin e Maliqit del nga rruga me shpejtësi, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Maliqit, ku një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin në rrethrrotullimin kryesor të qytetit dhe është përplasur me një pemë disa metra larg, pranë një lokali të frekuentuar.

Sipas dëshmitarëve, automjeti lëvizte me shpejtësi shumë të lartë kur doli nga rruga dhe “fluturoi” drejt trotuarit, duke rrezikuar seriozisht edhe kalimtarët dhe klientët e lokalit, që në ato momente ishte i populluar.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur rëndë i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku kryesor i daljes nga rruga.