AKSIDENT I RENDE/ Automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane në aksin rrugor Lezhë-Shkodër – shoferi në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës.

Automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.

Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

https://e914ddcbabfe66d88ddb9987d0b3e07e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.