DEMTIMI I RENDE/ Ndërhyrja që i theu këmbën, sa kohë do të mungojë Musiala?

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, duket se do të qëndrojë një tjetër periudhë të gjatë jashtë fushave, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës në humbjen 2-0 ndaj Paris St-Germain në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Musialën pas disa muajsh, pasi që nga fillimi i prillit ai ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim në kofshë që e kishte mbajtur jashtë fushës së gjelbër deri në fund të sezonit të Bayernit në Bundesliga.

Në fund të një pjese të parë argëtuese, por pa gola, në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, Musiala u përplas nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ndërsa po ndiqte një pasim të Michael Olise të goditur sipër vijës anësore.

Sipas BILD, Musiala ka thyer fibulën e majtë dhe ka dëmtuar disa ligamente. Ai ka të ngjarë të mungojë për katër deri në pesë muaj.

https://imasdk.googleapis.com/js/core/bridge3.704.0_en.html#fid=goog_1582502134🔊

Musiala është bashkuar me ekipin dhe nga Orlando do të fluturojnë drejt Mynihut.

“Ai është dashur të shkojë në spital,” tha trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, pas ndeshjes.

Kompany shtoi në konferencën e tij për shtyp se “rrallë kam qenë kaq i zemëruar në pjesën e parë, jo kundër lojtarëve të mi.”

Ndërhyrja që i theu këmbën, sa kohë do të

“Ka shumë gjëra në jetë që janë shumë më të rëndësishme se kjo, por në fund të fundit, për këta djem, është jeta e tyre. Ai u kthye nga një pengesë, dhe pastaj ndodh në mënyrën që ndodh dhe ndihesh i pafuqishëm.

Përpiqesh të nxjerrësh forcë nga kjo sepse do ta bësh për Jamalin. Gjëja që më vlon gjakun në këtë moment nuk është rezultati.

E kuptoj që ky është futbolli, por është fakti që i ka ndodhur dikujt që, për shembull, e shijon shumë lojën, por është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne”, tha tekniku i Bayern Munchen.

Eksperti gjerman i futbollit, Raphael Honigstein, tha se “lojtarët e Bayern Munich ishin dukshëm të tronditur dhe mund të shihni se ndoshta u desh pak kohë, kur dolën nga pjesa e parë, për t’u rirregulluar dhe për të gjetur përsëri përqendrimin.”

Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin. Është keq për Bayernin dhe për të që të mungojë, jam i sigurt, të paktën disa muaj.”