Rafa Leao pritet të rikthehet në Milanello, për të nisur sezonin e tij të shtatë me fanellën e Milanit. Pavarësisht një vere me shumë lëvizje dhe zëra merkatoje, e ardhmja e sulmuesit portugez duket se do të jetë ende në Milano.
Leao vjen pas një sezoni jo shumë pozitiv, me vetëm tetë gola të shënuar në Serie A, shifra më e ulët në katër vitet e fundit. Së fundmi, ai u përfol për një transferim të mundshëm te Bayern Munich, por presidenti Hoeness mohoi kategorikisht interesin.
As Barcelona nuk është më në garë, pasi synon Luis Diaz dhe Marcus Rashford. Drejtuesit e Milanit nuk kanë hapur bisedime për shitjen e Leao, duke konfirmuar vendosmërinë për ta mbajtur.
Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, projekti i ri i Milanit do të ndërtohet rreth numrit 10. Leao pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës për sezonin e ardhshëm.









