Një transformator elektrik në fshatin Kakoz në Gjirokastër ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit në zonën përreth.
Gjatë rrugës, zjarrfikësit kanë konstatuar një vatër tjetër zjarri në fshatin Valarë, në vendin e quajtur “Stallat”, ku një kabinë elektrike ishte përfshirë nga flakët.
Të dy zjarret u vunë nën kontroll dhe u shuan plotësisht pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.
Si pasojë e zjarrit në Kakoz, banorët e këtij fshati, që bën pjesë në njësinë administrative Lunxheri të Gjirokastrës, mbeten pa energji elektrike deri në riparimin e defekteve.









