KREU I BKH/ Gara për me 7 kandidatët pretendentë – ja kur zhvillohet testimi i kandidatëve

Kandidatët e kualifikuar për të vijuar garën për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të zhvillojnë një testim më datë 10 korrik.

Emrat e kandidatëve që vijojnë garën për t’u bërë drejtues të BKH-së janë: Andi Pogaçe, Gledis Nano, Artur Beu, Gentjan Shehaj, Joni Keta, Elton Kërluku dhe Gentian Ndoi.

Raportohet se kandidatët janë njoftuar nga SPAK për kryerjen e testit fizik më datë 10 të këtij muaji.

Mësohet se procesi do të jetë nën mbikëqyrjen e një prokurori të posaçëm.

Pjesë e testit fizik janë kalimi i 300 metrave spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe vrap rezistencë në një distancë prej 2.4 km.