MESAZHI/ Dita e pavarësisë së Amerikës – Reagon Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Mirënjohje për partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët

Ambasada Amerikane në Shqipëri, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ka organizuar një pritje ku shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se partneritetet globale të biznesit kontribuojnë për një botë më paqësore dhe më të begatë, duke forcuar lidhjet e miqësisë midis dy popujve.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse ndaj donatorëve tanë – të gjithë partnerë të kompanive amerikane që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë dhe duke kaluar njohuri thelbësore për të krijuar një klimë investimi më transparente”, thuhet në një deklaratë në rrjete sociale.

Ja postimi i plotë: https://www.instagram.com/p/DLr1dWhN0LR/?utm_source=ig_web_button_share_sheet&igsh=ZDNlZDc0MzIxNw==