Tirana ka pasur plot 8 largime zyrtare deri më tani, ndërsa do të fillojë koha e prezantimeve. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Kevis Gjeçi pritet të jetë një prej transferimeve në këtë merkato.
Bardheblutë janë në bisedime të avancuara me 27-vjeçarin, që këtë këtë vit pati një moment të veçantë. Gjeçi i shënoi gol PSG-së në qershor, ndërsa Espali humbi 4-2 në Kupën e Francës.
Nga Espali i Francës do të largohet pas 9 vitesh. Merkato premton një skuadër të re për bardheblutë, që kërkojnë të rikthehen sërish duke konkurruar me më të mirët.
Largimet zyrtare të Tiranës kanë qenë Mici, Selmani, Smaçi, Përgjoni, Prengaj, Bajroviç, Harizaj dhe Ndreca.









