AKSIDENT/ Përplasen tre automjete në Shkodër-Lezhë – raportohet 1 i vdekur dhe 1 tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 1 të vdekur dhe 1 të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Kryebushat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.