VIDEO-LAJM/ Probleme në rrjetin e energjisë elektrike në Çeki – ndërpriten shërbimet hekurudhore në Pragë; nisin hetimet

Pas Spanjës, Portugalisë dhe Francës një tjetër shtet ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet se në Republiken Çeke ka patur një ndërprerjeje në disa pjesë të rrjetit kombëtar çek të energjisë elektrike. Lajmin e njoftoi operatori i rrjetit CEPS.

Sipas operatorit një pjesë e sistemit të transmetimit është pa tension. Incidenti preku edhe një pjesë më të madhe të nënstacioneve të sistemit të transmetimit. Shkaqet ende nuk dihen por kanë nisur hetimet. 

Kryeministri çek Petr Fiala e ka quajtur ndërprerjen si një situatë të paprecedent”. Ministri i Brendshëm Vit Rakusan i tha televizionit publik çek se këshilli kombëtar i emergjencave ishte në pritje të një vlerësimi të shkallës së ndërprerjes, duke vënë në dukje se gati dhjetë nënstacione kishin përjetuar probleme.

Ministri deklaroi se aktualisht autoritetet nuk kanë informacion se ndërprerja e energjisë elektrike është shkaktuar nga një akt terrorist apo një sulm kibernetik, duke nxitur skenarin e një defekti teknik. Fiala tha se po përdoren të gjitha mjetet për të rivendosur energjinë elektrike.  Shërbimet e trenave në disa linja u ndërprenë dhe pesë nga 14 provincat e vendit, përfshirë Pragën.