MBYLLET PARLAMENTI/ Sot ishte seanca e fundit plenare – Mazhoranca miraton projektligjet e vetme; opozita braktis sallën

Është mbyllur dhe seanca e fundit plenare për legjislaturën e 10-të që shënon dhe fundin mazhorancën “Rama 3”. Në shtator do formatohet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. 82 prej deputetëve në legjislacionin që sapo u mbyll nuk do jenë më në parlament nga shtatori i ardhshëm.

Ndërkohë që seanca e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas pothuajse 9 orësh mbushur me debat, diskutime dhe në fund ngritje kartonash. Deputetët e mazhorancës votuan projektligjet, ndërsa deputetët e opozitës braktisën seancën plenare.  

Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin ‘Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit’. Ndërkohë, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 kaloi me 71 vota pro, ndërsa projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa u miratua me 71 vota pro dhe 1 abstenim. 

Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin ‘Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit’. Ndërkohë, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 kaloi me 71 vota pro, ndërsa projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa u miratua me 71 vota pro dhe 1 abstenim. 

Projekligjet e miratuara:  
  
-Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” u votua me 72 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024, u votua me 72 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025” “, i ndryshuar u votua me 71 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”, u votua me 71 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike”, u votua me 72 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”,  u votua me 73 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër.  

-Projektligji “Për markat tregtare”, u votua me 72 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër.  

-Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”, u votua me 73 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër.  

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, u votua me 73 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. 

-Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, u votua me 71 vota pro, 1 abstenime dhe 0 kundër.  

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, i ndryshuar, u votua me 72 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër.